Kujdesi i lekures eshte bere nje “must” ne ditet e sotme dhe sa vjen e po shtohet akoma me shume duke ndihmuar ne lulezimin e mijera kompanive kozmetike, nje industri biliona dollareshe qe rritet dita-dites. Gratë  në  vende të  ndryshme të  Botës kanë  rutinat e tyre të  bukurisë , diku më  të  sofistikuar e diku me të  thjeshtë . Vetëm një  gjë  e themi me bindje: të  gjitha e kanë  një  kujdes, sado minimalist. Që  në  kohërat më  të  lashta gratë  janë  kujdesur për lëkurën e tyre duke përdorur ujë  lulesh, pomada me bimë , banjo me qumësht apo edhe duke vendosur vajra e produkte të  ndryshme që  gjenden në  kuzhinë , duke u bazuar në  efektet e tyre.

Që  në  kohërat më  të  lashta e deri ne ditët e sotme, vendet e Azisë  mbahen si shembull ne kujdesin e lëkurës. Të  fiksuar pas një  lëkure sa më  të  bardhë  e të  shkëlqyeshme gratë  indiane p.sh. kanë  përdorur shafranin e indise dhe ajkën e qumështit, nga Azia e Largët, atje ku lind dielli, sekreti i bukurisë  së  atyre grave mbahet uji i orizit. Por ka një  vend në  Botë , ku kujdesi i lëkurës ka qenë  prezent që  në  kohët më  të  herëshme dhe sot sot ka arritur në  “extrem” duke i klasifikuar gratë  e vendit të  vet, ndër ato më  të  bukurat në  Botë . Është  fjala për gratë  Koreane, ku rutina e kujdesit të  tyre shkon deri në  10 hapa.

Këto 10 hapa të  rutinës kanë  secila funksionin e vet, ku bazik e ku ndërlidhës, por që  të  gjitha bashkë  japin një  rezultat fantastik, një  lëkurë  të  pastër, të  shndritshme e plot shëndet që  koreanet e quajnë : lëkurë  e qelqtë  (Glass Skin). Dy nga gjërat më  kryesore që  duhen theksuar nga rutina Koreane janë : pastrimi me dy hapa dhe përdorimi i tonikut dhe esences. Koreanët e huazuan pastrimin me dy hapa të  fytyrës nga fqinjë t e tyre japonezë , më  specifikisht Geishat.

 

 

1.Si hap i parë i rutinës Koreane mbahet pastruesi vajor. Ai heq gjithë  papastërtitë  e mëdha të  cilat nuk i heq uji dhe pastruesit me bazë  ujore, pasi disa përbërës janë  të  patretshëm në  ujë : kremi i diellit, make-up-i Ato kanë  veti hidrofilike duke u kthyer në  “qumësht” në  kontakt me ujin dhe duke e lënë  lëkurën të  pastër e të  butë .

 

2.Pastruesit me bazë ujore, larësit/shkumat pastruese vijnë  si nevojë  për të  pastruar lëkurën më  në  thellësi, duke marrë  përpara edhe papastërtitë  më  të  imëta të  mbetura nga faza e parë  e pastrimit. Rekomandohet një  pastrues delikat, sic janë  përgjithësisht larësit Koreanë , me pH acid i cili është  brenda niveleve të  pH që  varion dhe lëkura e njerit. Larësa të  tillë  dallohen që  nga shkuma e cila është  shumë  e lehtë . Sa më  shumë  shkumë , aq më  i lartë  pH, dhe aq më  i lartë  agresioni në pastrim.

 

3.Eksfoljuesit, AHA/BHA ose Scrubet. Puna e tyre është pastrimi më  i thellë  i lëkurës duke depërtuar më  në  brendësi të  shtresave të  Acidet si: A. salicilik, A. laktik, A. Glikolik e të  tjerë  veprojnë  duke hequr shtresat e siperme  të  lëkurës duke nxitur rigjenerimin e saj si funksion parësor dhe gjithashtu ndikojnë  në  rregullimin e tonit, të  yndyrës apo tjetër funksion në  bazë  të  llojit të  acidit. Scrubet ose eksfoljuesit fizike po ashtu pastrojnë  lëkurën më  në  thellësi duke pastruar poret me anë  të  mikrogrimcave të  ashpra, të  cilat mund të  jenë  me prejardhje plastike ose natyrale si kripa, farat e bimëve, apo pjesë  të  tjera.

 

4.Toniku është si një  urë lidhëse mes pastrimit dhe hidratimit, është  një  nga hapat më  të  rëndësishëm të  rutinës së  bukurisë  Koreane me një  pH lehtësisht acid, si pH i lëkurës, ai heq papastërtitë  e mbetura dhe i ofron lëkurës një  hidratim të  lehtë  bazik, duke e përgatitur atë  të  përthithë  më  mirë  përbërësit që  do të  vendosen në  hapat e mëvonshëm. Toneri luan rol shumë  të  rëndësishëm në  rregullimin e pH, rrjedhimisht në  forcimin e barrieres mbrojtëse të lëkurës.

 

 

5.Esenca është padiskutim zemra e rutinës së  bukurisë  Koreane, me një  teksturë  të  lehtë  ajo penetron shumë  thellë  në  lëkurë  dhe targeton një  problematikë  specifike të  lëkurës si tonin, rrudhat, apo vijat e lehta të  mimikës. Esencat koreane kryesisht përmbajnë  një  përbërës aktiv për të  kryer këtë funksion.

6.Serumi, produkti më i përqëndruar në  lëndë  ushqyese i cili penetron deri në  shtresat më  të  thella të  lëkurës jo vetëm duke targetuar një  problematikë  por edhe duke e  furnizuar lëkurën me ujë , ekstrakte, vitamina, etj.

7.Serumi i Syve i cili mirë  është  të  përdorët që  në  maturimin e lëkurës, pra rreth moshës 25 vjec, kur fillojnë  dhe vijat e lehta pë rreth syve. Lëkura e syve është  delikate dhe më  e hollë  se pjesa tjetër e fytyrës ndaj dhe kremi i syve përgjithësisht ka formulim më  Nëse kremin e syve mund ta vendosësh në  të  gjithë  fytyrën (NË SE), kujdes jo cdo krem fytyre mund të  vendoset te zona e syve.

 

8.Hidratuesi është një  nga hapat më  bazikë  të  çdo rutine duke kycur ujin ne lekurë  dhe duke e furnizuar lëkurën me lëndë  Ai  vjen në  konsistenca të  ndryshme si: krem, xhel, emulsion, etj., sipas llojit të  lëkurës.

 

9.Maskat .Ne  thamë që  Esenca është  zemra e rutinës Koreane, maskat janë  shpirti. Ato tipike janë  prej cohe të  zhytura në  një  emulsion të  pasur me lëndë  ushyese dhe hidratuese dhe pervecse e furnizojnë  lëkurën me të  mira, coha e cila vendoset në  fytyrë  ndihmon në  përthithjen e tyre dhe depërtimin më  në  thellësi.

10.Mbrojtësi ndaj Diellit, i fundit në radhë  por jo nga rëndësia. Mbron lëkurën nga rrezet UVA/UVB të  cilat dëmtojnë  lëkurën në  nivele të  ndryshme duke shkaktuar djegie, njolla, dhe janë  një  nga shkaktarët kryesorë  të  plakjes së  lëkurës dhe karcinomave të  Mund te jetë  me filtra kimikë  ose fizikë , por këta të  fundit janë  më  të  sigurtë  në  përdorimin e lëkurave të  ndjeshme, pasi nuk shkaktojnë  irritim.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *