Kujdesi i lekures eshte bere nje “must” ne ditet e sotme dhe sa vjen e po shtohet akoma me shume duke ndihmuar ne lulezimin e mijera kompanive kozmetike, nje industri biliona dollareshe qe rritet dita-dites. Gratë në vende të ndryshme të Botës kanë rutinat e tyre të bukurisë , diku më të sofistikuar e diku me të thjeshtë . Vetëm një gjë e themi me bindje: të gjitha e kanë një kujdes, sado minimalist. Që në kohërat më të lashta gratë janë kujdesur për lëkurën e tyre duke përdorur ujë lulesh, pomada me bimë , banjo me qumësht apo edhe duke vendosur vajra e produkte të ndryshme që gjenden në kuzhinë , duke u bazuar në efektet e tyre.
Që në kohërat më të lashta e deri ne ditët e sotme, vendet e Azisë mbahen si shembull ne kujdesin e lëkurës. Të fiksuar pas një lëkure sa më të bardhë e të shkëlqyeshme gratë indiane p.sh. kanë përdorur shafranin e indise dhe ajkën e qumështit, nga Azia e Largët, atje ku lind dielli, sekreti i bukurisë së atyre grave mbahet uji i orizit. Por ka një vend në Botë , ku kujdesi i lëkurës ka qenë prezent që në kohët më të herëshme dhe sot sot ka arritur në “extrem” duke i klasifikuar gratë e vendit të vet, ndër ato më të bukurat në Botë . Është fjala për gratë Koreane, ku rutina e kujdesit të tyre shkon deri në 10 hapa.
Këto 10 hapa të rutinës kanë secila funksionin e vet, ku bazik e ku ndërlidhës, por që të gjitha bashkë japin një rezultat fantastik, një lëkurë të pastër, të shndritshme e plot shëndet që koreanet e quajnë : lëkurë e qelqtë (Glass Skin). Dy nga gjërat më kryesore që duhen theksuar nga rutina Koreane janë : pastrimi me dy hapa dhe përdorimi i tonikut dhe esences. Koreanët e huazuan pastrimin me dy hapa të fytyrës nga fqinjë t e tyre japonezë , më specifikisht Geishat.
1.Si hap i parë i rutinës Koreane mbahet pastruesi vajor. Ai heq gjithë papastërtitë e mëdha të cilat nuk i heq uji dhe pastruesit me bazë ujore, pasi disa përbërës janë të patretshëm në ujë : kremi i diellit, make-up-i Ato kanë veti hidrofilike duke u kthyer në “qumësht” në kontakt me ujin dhe duke e lënë lëkurën të pastër e të butë .
2.Pastruesit me bazë ujore, larësit/shkumat pastruese vijnë si nevojë për të pastruar lëkurën më në thellësi, duke marrë përpara edhe papastërtitë më të imëta të mbetura nga faza e parë e pastrimit. Rekomandohet një pastrues delikat, sic janë përgjithësisht larësit Koreanë , me pH acid i cili është brenda niveleve të pH që varion dhe lëkura e njerit. Larësa të tillë dallohen që nga shkuma e cila është shumë e lehtë . Sa më shumë shkumë , aq më i lartë pH, dhe aq më i lartë agresioni në pastrim.
3.Eksfoljuesit, AHA/BHA ose Scrubet. Puna e tyre është pastrimi më i thellë i lëkurës duke depërtuar më në brendësi të shtresave të Acidet si: A. salicilik, A. laktik, A. Glikolik e të tjerë veprojnë duke hequr shtresat e siperme të lëkurës duke nxitur rigjenerimin e saj si funksion parësor dhe gjithashtu ndikojnë në rregullimin e tonit, të yndyrës apo tjetër funksion në bazë të llojit të acidit. Scrubet ose eksfoljuesit fizike po ashtu pastrojnë lëkurën më në thellësi duke pastruar poret me anë të mikrogrimcave të ashpra, të cilat mund të jenë me prejardhje plastike ose natyrale si kripa, farat e bimëve, apo pjesë të tjera.
4.Toniku është si një urë lidhëse mes pastrimit dhe hidratimit, është një nga hapat më të rëndësishëm të rutinës së bukurisë Koreane me një pH lehtësisht acid, si pH i lëkurës, ai heq papastërtitë e mbetura dhe i ofron lëkurës një hidratim të lehtë bazik, duke e përgatitur atë të përthithë më mirë përbërësit që do të vendosen në hapat e mëvonshëm. Toneri luan rol shumë të rëndësishëm në rregullimin e pH, rrjedhimisht në forcimin e barrieres mbrojtëse të lëkurës.
5.Esenca është padiskutim zemra e rutinës së bukurisë Koreane, me një teksturë të lehtë ajo penetron shumë thellë në lëkurë dhe targeton një problematikë specifike të lëkurës si tonin, rrudhat, apo vijat e lehta të mimikës. Esencat koreane kryesisht përmbajnë një përbërës aktiv për të kryer këtë funksion.
6.Serumi, produkti më i përqëndruar në lëndë ushqyese i cili penetron deri në shtresat më të thella të lëkurës jo vetëm duke targetuar një problematikë por edhe duke e furnizuar lëkurën me ujë , ekstrakte, vitamina, etj.
7.Serumi i Syve i cili mirë është të përdorët që në maturimin e lëkurës, pra rreth moshës 25 vjec, kur fillojnë dhe vijat e lehta pë rreth syve. Lëkura e syve është delikate dhe më e hollë se pjesa tjetër e fytyrës ndaj dhe kremi i syve përgjithësisht ka formulim më Nëse kremin e syve mund ta vendosësh në të gjithë fytyrën (NË SE), kujdes jo cdo krem fytyre mund të vendoset te zona e syve.
8.Hidratuesi është një nga hapat më bazikë të çdo rutine duke kycur ujin ne lekurë dhe duke e furnizuar lëkurën me lëndë Ai vjen në konsistenca të ndryshme si: krem, xhel, emulsion, etj., sipas llojit të lëkurës.
9.Maskat .Ne thamë që Esenca është zemra e rutinës Koreane, maskat janë shpirti. Ato tipike janë prej cohe të zhytura në një emulsion të pasur me lëndë ushyese dhe hidratuese dhe pervecse e furnizojnë lëkurën me të mira, coha e cila vendoset në fytyrë ndihmon në përthithjen e tyre dhe depërtimin më në thellësi.
10.Mbrojtësi ndaj Diellit, i fundit në radhë por jo nga rëndësia. Mbron lëkurën nga rrezet UVA/UVB të cilat dëmtojnë lëkurën në nivele të ndryshme duke shkaktuar djegie, njolla, dhe janë një nga shkaktarët kryesorë të plakjes së lëkurës dhe karcinomave të Mund te jetë me filtra kimikë ose fizikë , por këta të fundit janë më të sigurtë në përdorimin e lëkurave të ndjeshme, pasi nuk shkaktojnë irritim.











  L
  €